TIRANE- Përfaqësuesja shqiptare e futbollit vendosi një tjetër rekord, e 22-ta në renditjen mujore të FIFA-s. Përfomanca e kombëtares është e denjë për statistika të tilla, rezultate fantastike që e kanë katapultuar skuadrën e drejtuar nga Gianni De Biasi përpara kombëtareve me shumë histori si Franca, Danimarka etj. Një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të kombëtares ka edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Numri 1 i futbollit shqiptar ka zgjedhur profilin e tij në Facebook për të komentuar këtë renditje rekord që ka arritur kombëtarja:

“Sot jemi vendi i 22-të në botë. Jam shumë i lumtur me këtë arritje të futbollit tonë. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët. Ky sukses na takon të gjithëve. Krenar me këtë Kombëtare. Urime të gjithëve”, ka shkruar presidenti i FSHF-ës Armand Duka.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb