Nuk është Kristiano Ronaldo dhe as i shumëkuotuari Virxhil Van Dajk, por Lionel Mesi fituesi i çmimit FIFA “The Best”, çmim i akorduar nga presidenti Xhani Infantino dhe që ka habitur disi sallën, e cila gjithsesi është çuar në këmbë për të duartrokitur jashtëtokësorin e Barcelonës.

Por zhgënjimi u pa qartë në fytën e Jyrgen Klop, që kishte menduar mbrojtësin e tij te Liverpuli si më të mirin, por edhe te Zhoze Murinjo e shumë të tjerë, që mbase nuk e kishin menduar “Pleshtin” në majë të podiumit. Gjithsesi, tashmë është zyrtare, Leo Mesi është më i miri i sezonit të shkuar sipas FIFA!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb