Pak ditë më parë Leo Messi dhe C.Ronaldo rrëmbyen vëmendjen e botës së futbollit me spektaklin e dhuruar gjatë intervistës, pavarësisht se futbollisti më i mirë i vitit nga UEFA u shpall Virgil Van Dijk. E njëjta tablo pritet të ndodh edhe më 23 shtator kur FIFA do të shpall lojtarin më të mirë të vitit. Tre finalistët për çmim “FIFA The Best” mbeten të njëjtë, Lionel Messi, C.Ronaldo dhe Virgil Van Dijk.

Trajneret
Trajneret

Më e bukur dhe e gjitha britanike është gara se kush do të jetë trajneri më i mirë i vitit. Tre finalistët për çmim “FIFA The Best” janë shpallur Jurgen Klopp, Pep Guardiola dhe Pochettino. Mes dy finalistëve të Champions League, Pep futet si fitues i Premier League. Në këtë garë tekniku gjerman ka dukshëm diçka më shumë.

Alisson
Alisson

Nuk ndryshon shumë as tabloja për portierin më të mirë ku sërish në finale janë Alisson i Liverpool, Ter Stegen i Barcelonës dhe Ederson i Man.City.

Në këtë ceremoni do të jepet edhe trofeu i golit më të bukur të vitit. Për çmim Puskas në garë janë Leo Messi, Quintero dhe Daniel Zsori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb