Pak kohë pasi Lionel Mesi fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, FIFA publikoi në faqen zyrtare të saj rezultatet e votimit.


Sipas këtyre të dhënave, tri kandidatët finalë, Mesi, Ronaldo dhe Nejmar, shihet të kenë votuar për lojtarët e skuadrave të tyre, shkruan “Panoramasport”.


Sulmuesi i Realit, Kristiano Ronaldo, ka votuar për Karim Benzemanë, ndërsa fituesi i këtij trofeu, Lionel Mesi, ka votuar për shokët e tij të skuadrës, Suarez dhe Nejmar.


Untitled-82-470x393

Nga ana e tij, kandidati i tretë në këtë garë, Nejmar, votën e parë e ka dhënë për Mesin dhe më pas për Suarezin.

Në këtë garë votoi edhe trajneri i Kombëtares dhe kapiteni i kuqezinjve. De Biazi votoi për Mesin, ndërsa Cana, votoi për Ronaldon.
(er.nu/BalkanWeb)

Etiketa: