Në shtëpinë e Chelsea vjen një lajm aspak pozitiv pikërisht në momentin e tyre më të mirë, kur u rikthyen në garë për një vend në Champions League dhe kur janë shumë pranë kalimit në finalen e Europa League. FIFA ke refuzuar kërkesën e bluve për të zhvlerësuar dënimin e dhënë pak kohë më parë ku i mohon të drejtën për tu ndërhyrë në merkato.

Talksport Chelsea Transfer Ban
Talksport Chelsea Transfer Ban

Chelsea u dënua me 2 vite pezullim nga merkato në hyrje dhe një gjobë prej 600 mijë franga zvicerane, kjo pasi londinezët nuk kishin respektuar rregullat për transferimin e lojtarëve nën 16 vjeç. Kjo bllokadë e FIFA-s e ndërlikon shumë të ardhmen e Chelsea me blutë që janë të detyruar minimalisht të ruajnë ekipin që kanë në dispozicion.

Chelseaaa
Chelseaaa

Nga ana tjetër FIFA nuk bllokon merkaton në dalje, pra lojtarët mund të largohen. Sigurisht që Chelsea nuk mund të pranojë kaq lehtësisht këtë vendim të FIFA-s dhe sipas të gjithë gjasave pritet ta dërgoj çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Gonzalo Higuain Chelsea 2018 19 Vsx0w3i5ivdn1e7xlax2lliep
Gonzalo Higuain Chelsea 2018 19 Vsx0w3i5ivdn1e7xlax2lliep

Një çështje me vetë është ajo e Higuain. Sulmuesi argjentinas është dhënë në formë huazimi nga Juve por Chelsea ka të drejtë të paguaj për ta blerë përfundimisht kartonin e tij ose të shtyjë rinovimin edhe me një tjetër vit. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh me Eden Hazard, belgu kërkohet me insistim nga Real Madrid, në këtë kushte, largimi i tij do të ishte një humbje e madhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: