TIRANE

Fifi karrierën e saj muzikore e nisi repere, por më pas e pamë të sjellë disa balada tepër të suksesshme të cilat u kthyen në hit menjëherë pas publikimit.

Pas shumë projekteve muzikore që ka sjellë, së fundmi këngëtarja ka zbuluar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, një prej bashkëpunimeve më të veçanta që mund të kishim dëgjuar ndonjëherë.

Fifi
Fifi

“Çfarë po ndodh midis këtyre të dyjave”-, ka shkruar Filloreta në foton e publikuar ku shfaqet së bashku me Luana Vjollcën. Siç duket dy këngëtaret janë duke përgatitur një projekt të ri muzikor, i cili do të vijë në muajt e nxehtë të verës 2019.

Menjëherë pas këtij momenti, në llogarinë e Raçit kanë mbërritur komente të ndryshme nga ndjekësit e dy vajzave, të cilët kanë nxituar të pohojnë se janë duke bashkëpunuar për të sjellë një këngë të re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: