RUSI

Më shumë se 51% e rusëve janë të sigurtë që jeta e tyre pa internetin nuk do të ndryshonte në mënyrë thelbësore, zbulon një studim i fundit.  Nëse interneti fiket komplet, më shumë se 24 % e rusëve shprehen se kjo gjë nuk do t’i prekë ata, ndërsa 27 % e tyre besojnë se jeta e tyre mund të preket lehtësisht, tregon studimi i ri i Qendrës së Kërkimeve të Opinionit Publik.


Sidoqoftë, 48% e tyre janë vërtet të shqetësuar rreth një fikje globale. Ndërsa 37 % e Rusëve shprehen se jeta e tyre mund të ndryshojë dukshëm, por ata mund të adoptohen me jetën e tyre të re offline. Ndërkohë, 11 % e tyre nuk mund ta imagjinojnë veten të punojnë pa internet, një pjesë e madhe e tyre janë banorë të Moskës, St.Petersburg dhe qytetëve të tjera të mëdha ruse.


Aktualisht, vetëm 84 % e rusëve janë përdorues të internetit, ndërkohë që 69 përqind e përdorin në përditshmëri. Studimi tregon se shumica e rusëve  përdorin internetin jo vetëm si një media sociale, por edhe për transaksione bankare dhe blerje online.


(BalkanWeb)