“Do bëja sushi me veshkat e tua dhe si shkopinj do përdorja kockat e tua… Oh çfarë do të bëja me gjakun tënd! Do bëja banjo dhe as mos e provo të më braktisësh…do të vras.” Ky është vetëm njëri nga 159 mijë mesazhet që Jacqueline Ades i dërgoi një burri që e kishte takuar vetëm një herë.

Ishin 10 “muajt e ferrit” gjatë të cilave ajo i dërgoi personit në fjalë 159,000 mesazhe kërcënuese dhe të frikshme.

Ades, një artiste make up-i u arrestua në maj të vitit 2018 pasi arriti deri aty sa u fut në shtëpinë e “viktimës” me forcë.

Në një intervistë për “Arizona Republic” gruaja u shpreh se akoma nuk i besohet që ndodhet në burg dhe që e ka bërë një gjë të tillë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb