Një libër për bandën Kombëtare Vatra i Vaso Toles është promovuar në Akademinë e Shkencave, duke sjellë historinë e saj nga vitet 1920 e deri në ditët e sotme dhe rolin e Vatrës në institucionalizmin e muzikës pranë institucioneve të shtetit shqiptar, por libri sjell edhe më shumë.

“Kontributin e Thoma Nasit si krjues e drejtues i formacionit muzikor i bandës “Vatra” dhe dirigjenti dhe ideatori i orkestrës së parë sinfonike shqiptare të krijuar në Korçë. Banda Kombëtare “Vatra” është interpretuesja e parë zyrtare e himnit kombëtar. Ajo ka interpretuar të gjitha këngët e njohura si patriotike si “Dua më shumë mëmëdhenë” apo “Eja mblidhemi këtu-këtu”, tha Vaso Tole.

Historia e bandës që u bë presidenciale e mandej mbretërore, që mblodhi trashëgiminë foklorike dhe nxiti mësimin e muzikës në shkolla vjen në një botim me dokumentacion mbi Thoma Nasin ne Shqipëri e luftën e Vlorës, duke theksuar se do jemi komb europian kur të vlerësojmë artet dhe muzikën. Tole kujton se Deri më sot dinim që “Filarmonia e parë u krijua më 1950, por në fakt jo, u krijua më 1924”.

Mbi këtë detaj, Zana Shuteriqi vëren se “është dokumentacion i panjohur deri më sot dhe kjo padyshim e bën të rëndësishme rimarrjen e çështjen e ‘Vatrës”. Ndërkaq, Zaho Golemi vëren se “armët e tyre ishin veglat muzikore që ishin nga më të mirat sepse edhe stërgjyshërit e tyre, ashtu i blinin armët, nga më të mirat”. Konferenca u përshëndet nga pasardhësit e Thoma Nasit për mes një videoje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb