Nga: ZONJA KATERINA

1-2 fileto derri, 5-6 fiq të thatë, 1-2 qepë të njoma, 1-2 thelpinj hudhër, 3 speca me ngjyra të ndryshme, 1 lgj gjalpë, 2 lgj vaj ulliri, 1 filxhan nga zierja e fiqve, Kripë, piper, Pilaf basmat për shoqërim

Për zierjen e fiqve:
5-6 fiq të thatë, 1 gotë verë e kuqe, 1 gotë ujë, 2 gjethe dafine

Në një enë hedhim ujin, verën e kuqe, gjethet e dafinës dhe ziejmë fiqtë e thatë. Në një tenxhere tjetër vendosim ujin të ziejë duke shtuar 1 lugë vegetë. Shtojmë orizin basmat, e kaurdisim për pak minuta dhe më pas e lemë të ziejë për 10 minuta. Fikim më pas sobën dhe e lemë orizin të mbuluar me pecetë kuzhine.

Ndërkohë në një tigan të thellë hedhim gjalpin dhe vajin e ullirit dhe shtojmë specat të prera në kubikë të vegjël, qepën e grirë hollë dhe 1-2 thelpinj hudhër të shtypura. I kaurdisim mirë të gjithë përbërësit duke rregulluar shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë filetot e derrit të prera në fetëza të holla në anë të kundërt të fijeve. I kaudisim për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë fiqtë e thatë të prera në copëza të vogla. Shtojmë dhe një gotë lëng vere nga zierja e fiqve dhe e lemë sa të bëhet një salcë e lidhur. Pasi gatimi të jetë gati e servirim me pilafin e përgatitur.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb