Nga: ZONJA KATERINA

2-3 fileto derri, 500 gr spinaq, 50 gr djathë të verdhë, 3-4 lgj vaj ulliri , 1-2 thelpinj hudhër, ½ gotë verë të bardhë
1 koncentrat pule, Kripë, piper i zi

Në një tigan me 1 lugë vaj hedhim hudhrat e shtypura, më pas spinaqin. Sapo spinaqi të ulë vëllimin e rregullojmë me kripë dhe e lemë të ftohet.

Ndërkohë filetot e derrit i presim në mes duke i bërë disa prerje me thikë vende vende. I shtypim pak që të bëhen sa më të holla dhe më pas i pudrosim me kripë dhe piper. Vendosim në çdo fileto nga dy lugë spinaq dhe 1-2 copa djathë. I mbështjellim filetot si role duke i fiksuar me një stikadent.

Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe sapo vaji të fitojë temperaturë vendosim filetot e mbushura dhe i pjekim lehtë nga të gjitha anët. Më pas i shuajmë me pak verë të bardhë. E lemë të avullojë alkooli dhe më pas e mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë mishin të zbutet për 5 minuta. Me pas shtojmë ½ gote ujë ku kemi shkrirë një koncentrat pule dhe e lemë mishin në zjarr dhe për 10 minuta të tjera me kapak të mbyllur. Pasi të jetë gati e servirim shoqëruar me patate ose me oriz.

(er.cu/Vila24BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb