Nga: ZONJA KATERINA

3 fileto derri, 10 kumbulla të thata, Lëkura e 2 portokalleve, 1 presh, 2 lgj mjaltë, 1 filxhan kafeje salcë soje, 1 filxhan kafeje konjak ose verë, 2-3 lgj gjalpë, 1 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, majdanoz, 3-4 patate, 2 karrota

Në një tigan që nuk ngjit vendosim filetot e prera në fetëza dhe i pjekim lehtë nga të dyja anët. Më pas i largojmë filetot nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim preshin të grirë imët. Më pas shtojmë kumbullat dhe e shuajmë gatimin me pak verë ose konjak. E lemë 2-3 minuta dhe vendosim filetot e mishit duke shtuar salcën e sojës dhe lëngun së bashku me lëkurën e portokallit të prerë në fije shkrepseje. E lemë gatimin në zjarr për 10 minuta dhe në fund shtojmë gjalpin dhe mjaltin. Ndërkohë ziejmë patatet dhe karrotat dhe bëjmë një pure të thjeshtë me të cilën servirim filetot e derrit me salcën me portokall dhe kumbulla.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb