Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr fileto viçi
2 kokrra qepë
400 gr kërpudha
2 kastraveca turshi
1 lgj miell
200 ml koncentrat perimesh
100 gr ajkë
1 lgj mustardë
½ lëng limoni
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fillimisht bëjmë gati përbërësit duke prerë fillimisht qepën në kubikë të vegjël, kërpudhat në feta, kastravecat turshi në shkopinj dhe fileton e viçit në shirita me trashësi 1 cm dhe gjatësi 5 cm.
Në një tigan pasi të kemi ngrohur vajin e ullirit kaurdisim mishin në temperaturë të lartë për 5 minuta. E largojmë mishin nga tigani dhe e lemë në një enë të mbuluar. Shtojmë në tigan pak gjalpë dhe kaurdisim qepën për 1-2 minuta më pas shtojmë kërpudhat duke i kaurdisur për 3-4 minuta. I pudrosim me pak miell dhe i trazojmë vazhdimisht për 2 minuta. Më pas shtojmë koncentratin e perimeve dhe i lemë kërpudhat të marrin një valë për 3 minuta.
Ndërkohë trazojmë ajkën me mustardë, me lëng limoni, kripë dhe piper të zi. Vendosim copat e mishit dhe të kastravecave turshi në tiganin ku kaurdisëm qepën me kërpudhat. Shtojmë salcën me ajkë dhe mustardë, e trazojmë lehtë dhe e lemë të marrë një valë të lehtë. Në fund e spërkasim gatimin me majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: