Nga: ZONJA VJOLLCA
4 fileto pule
1 lgj bar qepe
50 gr peksimadhe
2 thelpinj hudhër
2-3 tufa majdanoz
4 lgj vaj ulliri
160 gr gjizë + djath që shkrin
Kripë, piper i zi

Lajmë, thajmë filetot e pulës, largojmë lëkurën e tyre dhe më pas i presim filetot horizontalisht në mes duke formuar një xhep. Vendosim në grirësen e qepës peksimadhen, hudhrën, majdanozin e copëtuar, kripën dhe piperin e zi dhe i miksojmë së bashku.Në një tas trazojmë rikotën ose gjizën pa kripë me pak djath që shkrin, me kripë, piper dhe me bar qepe ose bishta qepësh të njoma të grira imët. Marinojmë më pas filetot me kripë dhe piper dhe mbushim hapësirën e prerë me gjizën e përgatitur. I lyejmë filetot me pak vaj dhe i rrotullojmë ato në peksimadhen me majdanoz. I vendosim më pas në një tavë të lyer me pak vaj dhe i vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb