Nga Zonja Katerina
Përbërësit

3-4 fileto pule, 2 limona (cipë dhe lëng), 2-3 thelpinj hudhër, 2-3 lgj gjalpë të freskët, 1 lgj miks baharnash, Fara piperi të kuq djegës, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Fillimisht mbështjellim filetot me letër celefoni dhe i shtypim të filetohen. Në një enë hedhim kripë, piper, cipë limoni, farat e pierit të kuq, përzierjen e baharnave dhe hudhrën të grirë në rende. I përziejmë mirë dhe marinojmë filetot e pulës.

Në një tigan që nuk ngjit hedhim një lugë vaj dhe vendosim filetot e marinuara. I skuqim për 3-4 minuta nga të dy anët dhe më pas i lemë të mbuluara në tigan me kapak.

Ndërkohë në një tigan tjetër hedhim lëngun e 2 limonëve të ngrohet, shtojmë më pas gjalpin në copa, e lemë të shkrijë dhe të lidhet si një salcë. Nëse dëshirojmë mund të shtojmë dhe një lugë koncentrat perimesh ose pule. Në fund shtojmë majdanoz të grirë hollë.

I servirim filetot e pulës me salcën e përgatitur duke i shoqëruar sipas dëshirës dhe me pak oriz ose patate apo perime të pjekura.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: