Nga: AHMET DURSUN*
FILETO PULE KROKANTE

300 gr fileto pule
100 ml qumësht
200 gr miell galetë
50 gr miell
3 kokrra vezë
5 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Vendosim filetot e pulës në 100 ml qumësht dhe dy-tre thelpinj hudhër dhe i lemë sa më gjatë të jetë e mundur (24 orë). Kullojmë filetot e pulës dhe më pas i presim në shirita. I marinojmë me kripë dhe piper. Në një tas vendosim 3 kokrra vezë, në një tas tjetër vendosim miellin dhe në një tjetër vendosim miellin galetë. Kalojmë filetot e pulës fillimisht në miell, më pas në vezë dhe në fund në miellin galetë. Në një tigan me vaj ulliri dhe dy thelpinj hudhër skuqim mirë filetot e pulës dhe më pas i servirim menjëherë të ngrohta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb