Nga: ZONJA VJOLLCA*
300 gr fileto pule
1 kokërr qepë
300 gr oriz
600 ml koncentrat pule
100 ml verë e bardhë
150 gr bizele
3 lgj krem kosi
3 lgj vaj ulliri
1 lç gjalpë
Kripë
Piper i zi

Fillimisht mishin e lajmë, e thajmë dhe e presim në kubikë mesatare. Vendosim një tenxhere me ujë dhe në të shtojmë koncentratin për ta shkrirë. Në një tigan të thellë vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën për 2 minuta, shtojmë mishin e pulës dhe e trazojmë derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë orizin duke e kaurdisur derisa të marrë nxehtësi së bashku me qepën dhe mishin. E shuajmë gatimin me verë, e lemë për 1 minutë derisa alkooli të avullojë, shtojmë 600 ml koncentrat pule dhe e lemë orizin të ziejë për 10 minuta. Më pas shtojmë bizelet dhe e lemë gatimin dhe për 4 minuta të tjera në zjarr. Në fund shtojmë pak gjalpë dhe 3 lugë krem kosi dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: