Nga: ZONJA KATERINA

1-2 fileto pule, 2-3 speca, 1-2 kokrra qepë, ½ lakër e bardhë ose lakra brukseli, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 lgj miks erëzash, 1-2 filxhanë lëng mishi, Kripë, piper

Përziejmë erëzat me kripë me pak vaj ulliri dhe marinojmë filetot e pulës. Perimet i rregullojmë me kripë dhe piper dhe me masën e erëzave të mbetura.

Vendosim në qender të një tave fileton e pulës dhe anash vendosim perimet. Hedhim më pas lëngun e mishit në tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e kthejmë fileton nga ana tjetër. Marrim një pjesë të lëngut nga tava dhe e trazojmë me 1 lugë niseshte dhe përgatisim një salcë duke e lenë të ziejë për pak minuta sa të lidhet dhe të bëhet kremoze. E shtojmë në tavë dhe e rivendosim përsëri tavën në furrë dhe për disa minuta të tjera. Pasi filetot e pulës me perime të jenë pjekur i servirim të ngrohta shoqëruar me pak oriz.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: