NGA ZONJA VJOLLCA*
500 gr fileto pule
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
3 kokrra domate
1 lugë gjelle kerri
1 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle vaj ulliri
300 gr spinaq
400 ml qumësht kokosi
200 ml ujë
Kripë
Piper i zi
Fillimisht presim imët qepën dhe hudhrën, ndërsa domatet dhe filetot e pulës i presim në kubikë.
Nxehim vajin në tigan, skuqim mishin e pulës derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrën, i kauërdisim derisa qepa të fillojë të zbutet, më pas shtojmë kerrin dhe pak miell. I trazojmë së bashku duke shtuar një gotë ujë si dhe qumështin e kokosit. I lemë të vlojnë në temperaturë mesatare për 10 minuta duke shtuar dhe domatet. Në fund shtojmë spinaqin duke e lënë në zjarr dhe për 5 minuta të tjera.
(d.b/BalkanWeb)