Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit :

600 gr fileto pule
2 lugë miell
1 qepë
1 limon (cipë + lëng)
2-3 lugë vaj ulliri
1 filxhan ujë ose lëng mishi
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi
Makarona ose oriz për shoqërim

Presim filetot në kubikë të vegjël dhe i spërkasim me miell. Në një tigan të thellë hedhim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në gjysëm rrathë. E kaurdisim për 2 minuta, shtojmë cipën e limonit për të aromatizuar qepën.

Vazhdojmë kaurdisjen dhe për pak minuta dhe më pas shtojmë filetot e pulës me miell. I lemë sa të ndryshojnë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë lëngun e limonit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë pak ujë të ngrohtë ose lëng mishi apo perimimesh. E lemë në temperaturë mesatare të gatuhet për 10 minuta dhe më pas e servirim pudrosur me majdanoz dhe shoqëruar me makarona me gjalpë ose me pilaf.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb