NGA ZONJA VJOLLCA

400 gr mish pule

1 kokërr qepë të kuqe

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper i zi

Vaj për skuqje

Për salcën:

250 ml uthull balsamike

2 lugë gjelle sheqer

Fillimisht vendosim qepën dhe gjalpin në tigan. E kaurdisim qepën për 7-10 minuta derisa ajo të bëhet transparente. Hapim filetot e pulës dhe pasi i pudrosim me kripë dhe piper vendosim brenda qepën dhe më pas i fiksojmë me stikadent. I kalojmë filetot e pulës në tigan me pak vaj të nxehtë derisa të fillojnë të zverdhen pak dhe më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur në një tigan 250 ml uthull balsamike dhe dy lugë gjelle sheqer. E lemë në zjarr në temperaturë të ulët derisa salca të fillojë të trashet. Nxjerrim filetot e pulës nga furra, i presim në feta dhe i servirim me salcën e përgatitur me uthull balsamike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: