Nga: ZONJA ENEIDA
1 fetë salmoni 250gr
1 lule brokoli 300gr
2 lugë krem djathi Miree
Vaj ulliri La Masseria
Kripë
Piper
Lëkurë limoni
Pak xhinxhër
Grijmë imët lëkurën e limonit dhe xhinxhërin. E përziejmë me vajin, kripën dhe piperin. Marinojmë salmonin me të, e skuqim pak në tigan dhe e vendosim në furrë për pjekje në 200 gradë për 5-6 minuta.
Vendosim brokolin të ziejë derisa të zbutet me pak sodë që të mos humbasë ngjyrën. E grijmë me vaj ulliri dhe shtojmë kripe, si dhe pak lëng perimesh.
E servirim bashkë me pak krem djathi në anë.