FILIPINE-Janë më shumë se 4800 pasagjerë të bllokuar në porte në zona të ndryshme të Filipineve, ku nesër pritet të mbërrijë super-tajfuni Mangkhut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Ekspertët e krahasojnë forcën e kësaj stuhie me atë të një uragani të kategorisë 5.

Janë më shumë se 4 milion njerëz që rrezikohen nga kjo stuhi. Mangkhut do të prekë tokën në zonën e ishullit të Luzon.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb