FILIPINE

85 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dherave në Filipine.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar tashmë në zonat e përmbytura, sepse ditë më parë ishte e pamundur kalimi në këto zona për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Rreth 60 veta humbën jetën në rajonin e Bikolit, ndërsa rreth 20 të tjerë vdiqën si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve në rajonin e Visajas.

‘Njerëzit ishin shumë të qetë dhe po shijonin pushimet pasi nuk kishte asnjë njoftim për një ciklon tropikal’, është shprehur drejtori i emergjencave civile të Bikolit.

Pavarësisht se stuhia nuk kishte erëra të forta ajo solli shira të furishëm që shkaktuan rrëshqitje dheu, në disa zona me pasoja vdekjeprurëse.

Nga stuhia janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe rreth 40 000 njerëz janë shpërngulur në të gjithë vendin. Filipinet godinën shpesh nga stuhitë Tropikale.
60 persona humbën jetën si pasojë e tajfunit Mangut, më i forti në 2018.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb