FILIPINE-Autoritetet filipinase kanë urdhëruar evakuimin masiv të banorëve të pjesës veri lindore të vendit, për shkak të tajfunit Mangkhut, që do të godasë nesër provincën e Cagayan.
Mijëra persona janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre, ndërsa guvernatori Manue; Mamba, ka urdhëruar mbylljen e shkollave përgjatë trajektores së tajfunit.

Në të njëjtën kohë, skuadrat e shpëtimit po përpiqen me gërmime për ti bërë ballë në kohë të shpejtë rrëshqitjeve eventuale të dherave.

Bëhet fjalë për tajfunin më të fuqishëm të stinës, me erëra nga 205-255km/orë.
Mangkhut gjendet tani rreth 725 km nga brigjet e vendit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb