Të paktën 32,000 njerëz u larguan sot nga shtëpitë e tyre në Filipinet veriore si pasojë e tajfunit “Trami”, i cili tashmë ka vrarë 14 njerëz dhe po i afrohet Luzonit, ishullit më të madh të vendit, thanë autoritetet. Shirat e rrëmbyeshëm të shkaktuara nga stuhia, e cila i ktheu rrugët në lumenj, rezultoi që fshatra të tëra të zhyten nën ujë dhe makina të fshihen nga rrëshqitjet e vrullshme të baltës në rajonin Camarines Sur.

Në rajonin Bicol, rreth 400 kilometra në juglindje të kryeqytetit Manila, përmbytjet gjithëpërfshirëse ndërlikuan operacionet e shpëtimit, tha policia. Për të ndihmuar banorët, ekipet e shpëtimit kaluan rrugët me ujë deri në gjoks.

“Ne dërguam ekipet e shpëtimit të policisë, por ata patën vështirësi për të hyrë në disa zona për shkak të përmbytjeve të mëdha dhe të vrullit të ujit,” tha për AFP Luisa Kaloubakib, një zëdhënëse e policisë rajonale.
11 persona u mbytën në përmbytjet që përfshiu qytetin Naga, Bicol, tha për AFP shefi i policisë lokale Erwin Rebellion. Një grua e moshuar u mbyt në provincën Quezon, në juglindje të kryeqytetit, ndërsa një foshnjë u vra kur ra në një kanal të tejmbushur, tha policia.

Një tjetër person u vra nga një degë peme që u rrëzua, tha zyra e Mbrojtjes Civile në Manila. Në orën 20:00 me orën lokale syri i “Tramit” ndodhej 150 kilometra në lindje të provincës Isabela, rajoni Luzon, me erëra që arrinin një shpejtësi maksimale prej 95 kilometrash në orë, sipas shërbimit të motit.

Më shumë se 500 mm shi kanë rënë tashmë në rajon në 24 orët e fundit, më së shumti në një muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb