FILIPINE

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur ditën e sotme Filipinet ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Gjithashtu tërmeti shkaktoi edhe dëme të shumta materiale.

Një video e pabesueshme është publikuar në rrjetet sociale pas tërmetit. Një gradaçel në Manila është lëkundur aq fortë, sa uji i një pishinë sipër ndërtesës gjigante është derdhur jashtë.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:11 me atë lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 37 kilometra në veriperëndim të Manila-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: