Nuk ka nisur aspak mirë sezoni i ri në Ligën Premier për kampionin në fuqi, Chelsea, që para tifozëve në Stamford Bridge pësoi humbje prej 3-2 nga Burnley.

Që nga minuta e 14-të e takimit, Blutë mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Gary Cahill u përjashtua me karton të kuq.

Ndërsa në vazhdim, mysafirët ishin të pandalshëm. Sam Vokes ishte i pari që shënoi në minutën e 24.
Stephen Ward (39’) dhe sërish Sam Vokes (43’) bënë që vizitorët të shkonin në pushim me tre gola epërsi.

Conte-fk

Në gjysmën e dytë, mikpritësit bënë presion të vazhdueshëm, mirëpo te goli arritën vetëm në minutën e 69-të.

Transferit të ri, Alvaro Morata, nuk iu deshën shumë minuta në fushë për ta shënuar golin debutues në Ligën Premier. Pas një harkimi të Willian, sulmuesi spanjoll arriti të realizojë me kokë (69’).

Morata shënoi golin debutues në Ligën Premier (Twitter/Squawka)
Në vazhdim, Chelseat iu përjashtua edhe një lojtar. Cesc Fabregas mori kartonin e dytë të verdhë (81’).

Por edhe me nëntë lojtarë, Blutë arritën të shënonin golin e dytë. David Luiz u gjend më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë (88’).

Me gjithë përpjekjet deri në fund të takimit, Chelsea u desh ta pranonte humbjen në këtë javë të parë të sezonit 2017/2018 në Ligën Premier.


Sam Vokes Goal HD – Chelsea 0-1 Burnley 12.08.2017 by Football–Live


Stephen Ward Goal HD – Chelsea 0 – 2 Burnley 12… by fififilive


Goal 43' Vokes Chelsea 0 – 3 Burnley Shoot-live… by Shoot-live


1-3 Alvaro Morata Goal HD – Chelsea 1-3… by gooooooooooal


David Luiz Goal – Chelsea 2-3 Burnley – 12.08.2017 by TM-Entertainment

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb