Presidenti i FSHF u shpreh mjaft i kënaqur menjëherë pas përfundimit të testit të parë miqësor, të zhvilluar në Hungari, përballë Lihtenshtejnit, ndeshje të cilën kuq e zinj-të e fituan me rezultatin 3-0.

Duka ka reaguar pas këtij triumfi, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, teksa ka uruar ekipin për fitoren. Ndër të tjera kreu i FSHf-së këshillon lojtarët që tashmë ti ndezin plotësisht motorët.

“Urime ekipit Kombëtar për fitoren ndaj Lihtenshtejnit. Fillim i mbarë, por tani motorët duhet të ndizen plotësisht.

Të premten, më 7 qershor, kemi një tjetër test të rëndësishëm, po në stadiumin “Haladas, në qytetin Szombathely të Hungarisë”, shkruan Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: