Xhixhi Bufon është i ndërgjegjshëm se ajo që ka treguar PSG në këto ndeshje të para miqësore të sezonit nuk është forca e vërtetë e skuadrës dhe se pret kthimin e yjeve nga pushimet për të shfaqur nivelin më të mirë të lojës së skuadrës pariziene.

Pas humbjes së sotme ndaj Arsenalit, e treta në po kaq ndeshje të zhvilluara gjatë verës, Bufon është shfaqur para mediave duke shprehur siguri se me kalimin e kohës gjërat do të përmirësohen për skuadrën pariziene, e cila ka ambicie të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Në këtë pikë të sezonit është e komplikuar të luash mirë, duke parë se na mungojnë shumë lojtarë dhe për ne është e vështirë që të bëjmë një lojë kompakte. Ka lojtarë të cilët presim të na bashkohen, ndaj forcën tonë të vërtetë do ta shohim në vazhdim”, u shpreh portieri italian.

(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb