Filloi dje në Mynih, Oktoberfest, thënë ndryshe festa më e famshme në botë e birrës.

Deri më 6 tetor miliona persona do të pinë miliona litra birrë si edhe do të hanë salsiçe, pula të pjekura, brezel dhe specialitete të tjera në tavolina të gjata dhe brenda tendave gjigante.

Muzika dhe cirku janë shoqëruese të kësaj feste.

Për 186-vjetorin e kësaj feste priten të paktën gjashtë milionë persona, ndërkohë që janë angazhuar 600 agjentë policie dhe qindra civilë.

Një ”mass”, krikoja tradicionale prej një litri birrë kushton 11,80 euro, 30% më shumë se viti i kaluar.

Vjet u pinë 7,5 milionë ”mass”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb