Para pak kohësh janë dhënë më shumë detaje rreth modelit të ri të telefonit të Samsung, Galaxy S7, ndërsa tani sipas një raporti të fundit thuhet se operatori mobil amerikan AT&T po i teston dy versione të telefonit të ri.

Lajmi vjen nga Evan Blass i cili ka thënë se AT&T po testojnë dy versionet e Galaxy S7 me modelin serik SM-G930A dhe SM-G935A. Këto kode numerike besohet se i referohen Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge, bashkë edhe me një tjetër version tjetër të telefonit me cilësinë e ekranit në 4K, Galaxy S7 Premium. Evan Blass gjithashtu konfirmoi detaje rreth datës së lirimit të këtyre pajisjeve, duke përmendur fillimin e tremujorit të parë të vitit. Kjo lidhet me atë që është thënë edhe më pare, pra fillimin e muajit shkurt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: