TIRANË
IKMT ka shembur sot 5 banesat e fundit të Lotit të Parë tek Unaza e Re. Ndërtesat ishin një ose dy katëshe dhe janë shembur me mjete të motorizuara.
Puna e IKMT që në mëmgjes ka pasuar me bllokimin e qarkullimit rrugor në segmentin nga Sheshi ‘Shqiponja’ deri tek ‘Pallati me Shigjeta’ duke krijuar një trafik të rënduar për qytetarët. Policia bllokoi këtë segment rrugor duke mos lejuar makinat apo këmbësorët të kalonin.
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se nuk pati asnjë incident apo rezistencë nga banorët e Astirit ndërkohë që nesër pritet dhe shembja me shpërthim të kontrolluar i objektit 5-katësh .
Policia ka vendosur shiritat rreth e qark banesave si dhe ka bllokuar rrugën. Katër banesa do të prishen me eskavatorë kurse një me shpërthim të kontrolluar.
Edhe kësaj radhe nuk pati probleme tek Unaza e Re, pasi pikërisht ky projekt ka pasur debate dhe një protestë 1- vjeçare nga protestuesit tek Unaza e Re. Madje opozita bëri një pakt- marrëveshje ku premtoi se me ardhjen në qeveri do anulonte menjëherë këtë projekt.
(BalkanWeb)