BUENOS AIRES-Dario Grandinetti, një nga aktorët më të njohur argjentinas në botë, do të interpretojë rolin e Jorge Mario Bergoglio në një film që do të xhirohet mes Buenos Airesit, Madridit dhe Romës gjatë muajve të ardhshëm, njoftoi sot media lokale argjentinase që i referohet revistës “The Hollywood Reporter”.

Filmi bazohet mbi biografinë e papës me titull ”Françesku, jeta dhe revolucioni”, shkruar nga gazetarja e ”La Nacion”, Elisabetta Piquè.

Biografia kufizohet në periudhën kur Jorge Mario Bergoglio ishte kardinal dhe peshkop i Buenos Airesit.

Ai u zgjodh papë më 13 mars të vititi të kaluar.

Skenat e para të filmit me regjisor Beda Docampo Feijoo do të fillojnë të xhirohen pas 12 janarit në Buenos Aires.

Ndërkohë, në korrik filmi do të dalë në kinema.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb