Keni dashur ndonjëherë që të jeni më të zgjuar? Po të shihni më shumë filma 3D, ju mund të realizoni dëshirën tuaj. Po, është kaq e thjeshtë. Nuk po themi që të mos lexoni libra apo të studioni, megjithatë, nëse do t’i kushtonit një kohë të veçantë filmave 3D, atëherë mund të rrisni edhe më shumë nivelin tuaj të inteligjencës.

Një studim i kryer në Britani na sugjeron se filmat 3D vënë në veprim trurin dhe përmirësojnë funksionimin e kujtesës afatshkurtër, njësoj si testimet që bëhen për të trajnuar trurin. Sipas këtij studimi, njerëzit që kanë parë filma 3D kanë përmirësuar aftësitë njohëse në krahasim me ata që kanë parë filma në 2D.

Studimi është kryer nga doktori Patrick Fagan në Londër, i cili ftoi më shumë se 100 njerëz për të parë filmin Big Hero 6 në versionin 3D. Ata u testuan gjithashtu para dhe pasi panë një pjesë nga filmi. Shkencëtarët u përqendruan tek kujtesa e njerëzve, reagimet dhe funksionet njohëse, dhe krahasuan më pas rezultatet, citon krokodili. Studimi u krye në bashkëpunim me grupin e shkencëtarëve Thrill Laboratory. Ata arritën në përfundimin se pjesëmarrësit përjetuan një rritje të procesit të njohjes me 23%, si dhe një rritje të reagimeve me 11%.

Sipas Dr. Fagan, rezultatet tregojnë qartë se funksioni i trurit zhvillohet duke parë filma 3D dhe parashikon që në të ardhmen filmat 3D mund të luajnë një rol kryesor për të përmirësuar funksionimin e trurit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: