Regjisori i filmave “Udha e shkronjave”, “Flutura në kabinën time”, “Dhe vjen një ditë”, “Dasma e Sakos” etj, Vladimir Prifti është përkujtuar në Akademinë e Filmit “Marubi” në një diskutim që synoi të sjellë në vëmendje trashëgiminë artistike. Ndriçim Xhepa tregon se si u zgjodh për filmin Flutura në kabinën time.

“Kjo ka qenë Kinoprova e dytë që unë kam bërë, nuk kam pasur kinoprova të tjera. Kemi qenë dy çifte, unë me Luiza Xhuvanin dhe miku im Xhevdet Ferri me Eva Alikajn. Këtop ioshim dy dyshet dhe ai (Prifti) konkludoi te çifti jonë. Dhe gjithë kohës më pas kemi pasur bashkëbisedime, për të krijuar skenat dhe karakteret. Një tjetër pozitivitet i Ladit ishte: ardhja te vërtetësia e rolit nëpërmjet një procesi sa më të natyrshëm”, tha Ndriçim Xhepa.

Aktorja Rajmonda Bulku, ndau kujtimet duke vënë në dukje veçoritë e Vladimir Priftit.
“Ishte regjisor që të krijonte një lloj komoditeti, sepse ishte i mençur në punën me aktorin. Është nga ata regjisorët e mençur, shumë të mençur që i ka shpëtuar, çdo lloj skematizmi, apo çdo poltiike që mund të luhej, që bëhej edhe për të shpëtuar, për të shpëtuar filmin, një artific, një fotografi e Enverit diku”, tha Bulku.

Regjisori Kujtim Çashku u ndal në një qasje filozofike mbi rolin e kinemasë në një shoqëri, ndikimin dhe rëndësinë e saj sikundër kujtoi kohën e protestave.
“Besoj se niveli shoqëror është në këtë fazë, në një fazë dilematike, ndaj fenomenit të reflektimit, nuk është vetëm te ne. Në një moment, kur në rrethoheshim e rriheshim, tërhiqeshim zvarrë studentë e pedagogë, ky njeri mëe atë urtësinë e tij, thoshte, ne do të qëndrojmë këtu” tha Çashku .

Vladimir Prifti u nda nga jeta disa muaj më parë. Nga dramatizimi I “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” te filmat artistikë, Prifti, krijoi një gjuhë artistike të veçantë, siç thanë artistët, duke iu shmangur elementëve propagandistikë dhe duke kërkuar origjinalitet te secili skenar e aktor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: