NGA ANISA YMERI* TIRANË- Janë filma ikonikë të kinemasë shqiptare…e pavarësisht kësaj, rrezikojnë të shkatërrohen pakthyeshmërisht nëse nuk restaurohen. Arkivi ynë i filmit mbart kujtesën kombëtare, por pakkush e ka vëmendjen të drejtuar nga ai, për çka në këtë një çerek shekulli, filmat e restauruar numërohen me gishtat e njërës dorë, ndërsa ata që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje janë shumë më shumë dhe nëse nuk restaurohen, fati i tyre është një, zhdukja! Elvira Diamanti, Drejtore e Arkivit të Filmit, lëshon alarmin SOS për disa ndër filmat që rrezikojnë shkatërrimin nëse nuk restaurohen dhe janë filmat ‘Ballë për ballë’, ‘Liri a vdekje’, ‘Vajzat me kordele të kuqe’, ‘Në shtëpinë tonë’ apo ‘Vdekja e kalit’.

Por filma u krijuan domosdo edhe ndërsa vetë Kinostudioja po binte me rënien e komunizmit. Disa tituj të rëndësishëm të kinemasë shqiptare, rrezikojnë gjithaq sepse janë realizuar me mbetje të asaj që dikur që industri e filmit shqiptar.

Përgjegjësia për shpëtimin e kësaj pjese të kujtesës sonë kombëtare është sa individuale aq edhe kolektive. Por pesha domosdo bie mbi institucionet të cilat as e kanë konsideruar restaurimin e filmave në këtë një çerek shekulli.

Alarmi është lëshuar shpesh nga drejtuesja e Arkivit Qendror të Filmit, aktorja Elvira Diamanti, përpjekjet e së cilës kanë çuar në restaurimin e disa filmave deri më tani, por urgjenca mbetet aty, alarmi SOS për këta tituj është prezent, ndryshe këta filma shqiptar do të shkatërrohen.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb