Në atë që është provuar të jetë sezoni më i paparashikueshëm i çmimeve, “Black Panther” arriti të mbizotërojë.

Filmi i preferuar me superhero dominoi në 25- vjetorin e Screen Actors Guild Awards.

“Black Panther” fitoi çmimet më të mëdha të eventit të shumëpritur mbrëmjen e së dielës në Los Angeles, duke e vendosur në një pozicion të fortë për të fituar Oscar-in në shkurt.

Filmi mundi ”A Star is Born”, ”Bohemian Rhapsody”, ”Crazy Rich Asians” dhe ”BlackKlansman” duke rrëmbyer çmimet: ”Cast in a motion picture” dhe ”Stunt ensemble in a motion picture”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb