Pasi i shpëtoi një sulmi nga një peshkaqen 21 metra i gjatë, Jonas Taylor duhet të përballet me frikën e tij për të shpëtuar të tjerët. Është ky subjekti që ka rikthyer në ekranin e madh të kinemasë që prej 23 gushtit aktorin britanik Jason Statham, në filmin aksion me titull “Meg”.
Pesë vite më parë, kapiteni Jonas Taylor ndeshet me një rrezik të panjohur teksa përpiqet të kalojë kanalin Mariana, ku i duhet te braktise gjysmën e ekipit të tij.

Ky incident tragjik i kushton atij shumë, duke lëkundur fort karrierën e tij, martesën si edhe duke i prekur nderin, në përpjekje për të gjetur shkakun e asaj qe shkaktoi sulmit nga një megalodon, një krijese ekstremisht e gjatë, që besohet se ka jetuar rreth 1 milion vite më parë.

Disa fakte interesante rreth Meg: Realizimi i disa skenave ka qenë tejet vështirë, aq sa aktorja Ruby Rose gati është mbytur gjatë xhirimeve.

Në libër peshkaqenët nuk janë totalisht të bardhë, por transparent, kjo pasi jetojnë në një vend pa dritë. Por ngjyra e tyre duket të ketë qenë shumë e vështirë për t’u realizuar, ndaj në film ata shfaqen të bardhë.

Ndonëse është një film aksion dhe fantashkencë, ‘Meg” ka arkëtuar rreth 213 mln usd në boxoffice.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: