Filmi “Gardhi”i regjisores Lendita Zeqiraj u shfaq mbrëmjen e djeshme premierë botërore në “Palm Springs International Short Film Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në premirën e shfaqjes së filmit ishin të pranishëm regjisorja Zeqiraj dhe aktorët Arti Lokaj, Ilire Vinca e Rozafë Çelaj.

‘Palm Springs International Short Film Festival’ është një ndër festivalet më të rëndësishme botërore, ku sjellë emrat suksesshëm të regjisorëve të rinj.

Shumë e lumtur me këtë premierë ishte regjisorja Zeqiri e cila para publikut solli rrëfimin e saj rreth realizimit të këtij projekti filmik, ku nuk munguan pyetje të ndryshme rreth filmit e sidomos për kastin e aktorëve të mrekullueshëm.

‘Gardhi’ është prodhim i shtëpisë filmike “N’art” i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Palm Springs International ShortFest & Film Market, mbahet prej 19 – 25 Qershor 2018, në Palm Springs. Ai është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i filmit të shkurtër në Amerikën veriore, me më shumë se 5000 aplikime çdo vit, nga 100 shtete të ndryshme të botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: