Do të xhirohet në Gold Coast të Queensland në Australi filmi për jetën e Elvis Presley. Regjisori i filmit do tw jetw Baz Luhrmann, i njohur për filmin Romeo e Xhulieta, The Great Gatsby, Moulin Rouge dhe Australia.

Filmi do të nisë xhirimet brenda fund-vitit, njofton radio kombëtare australiane Abc. Fituesi i dy çmimeve Oscar Tom Hanks ka firmosur për rolin e menaxherit të Elvis, Koloneli Tom Parker, teksa ende po kërkohet për aktorin që do të interpretojë The King.

Luhrmann është deklaruar entuziast për të xhiruar në Queensland, të cilin e përshkruan si një ambient krijues për të realizuar këtë film’. Ndërsa kryeministrja e Queensland Annastacia Palaszcuk ka thënë në parlament që produksioni do të krijojë deri në 900 vende pune lokale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb