KANE

Filmi “Parasite” i regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho është fituesi i Palmës së Artë në edicionin e 72-të të festivalit të Kanës. Ndërsa aktori më i mirë është zgjedhur Antonio Banderas në rolin Pedro Almodovar, në filmin “Dolor Y Gloria”.

Ndërsa aktorja më e mirë është anglo-amerikania Emily Beecham në filmin “Little Joe”. Filmi ”Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me thriller, për shkak të pabarazive sociale.

“Shumë faleminderit! Jam shumë i nderuar! Kam qenë përherë i frymëzuar nga kinemaja franceze, falënderoj Henri-Georges Clouzot dhe Claude Chabrol”, ishin fjalët e para të regjisorit Bong Joon Ho, i pari kineast koreano-jugor që fiton çmimin prestigjioz francez Palma e Artë.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb