Filmi i metrazhit të shkurtër me regji të Daniel Mulloy, një bashkëprodhim mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, u shpall fitues në kategorinë filmi i shkurtër britanik, në Akademinë Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).

Lajmin e bëri të ditur producenti kosovar Shpat Deda përmes Facebook-ut. “Nuk kam fjalë! Ky çmim po vjen në shtëpi. Urime të gjithëve që kanë marrë pjesë në Kosovë dhe Britani të Madhe”, ka shkruar Deda.

Filmi i xhiruar në Kosovë, Shqipëri dhe në Angli, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje, e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Në rolet kryesore interpretojnë Jack O’Connell dhe Holliday Grainger, si dhe aktorët shqiptarë: Zaki Ramadani, Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Adriana Matoshi, Armend Ismajli, Rifat Smani.

“Home”, ka fituar në 2016 edhe një ndër gjashtë çmimet kryesore në Festivalin e Filmit në kryeqytetin e Islandës. Filmi është realizuar në bashkëpunim me DokuFest, Blacksheep dhe Somesuch, me mbështetjen financiare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, USAID dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur, si dhe me Ministrinë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: