TIRANE

Mbrëmjen e së enjtes, “Streha mes reve” filmi me metrazh të gjatë i regjisorit Robert Budina, pati premierën.

Protagonist në film është aktori i njohur nga Harry Poter dhe Taken, Arben Bajraktaraj. Ai interpreton rolin e një bariu, rol të cilin nuk e ka patur aspak të vështirë pasi luan vetveten, në rininë e tij, përpara se të shkonte në Slloveni për studime. Për regjisorin Budina, rëndësia e filmit qëndron edhe në mesazhin që përcillet, që lidhet me besimin e fenë.

Besniku është një bar i vetmuar dhe musliman i devotshëm, i pafat në dashuri. Ai jeton në Alpet e Shqipërisë së Veriut, biri i një nëne katolike dhe i një babai ish komunist.

Besniku zbulon se xhamia e vjetër e fshatit ka qenë dikur kishë dhe është ndarë mes dy feve në të kaluarën e largët. Vdekja e babait ish komunist sjell ndryshime të mëdha që vënë në rrezik ekuilibrin në familjen me besime të ndryshme fetare të Besnikut. Streha mes reve po shfaqet në të gjitha kinematë e Tiranës.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb