Linda Enangelista, e cila ka bërë operacione të shumta plastike, ka ndarë pikëpamjen e saj për industrinë e sotme të modelingut.
Supermodelja, e cila u shfaq në “The View” të enjten, më 19 tetor për nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me të cilin u diagnostikua dy herë brenda pesë viteve, zbuloi mendimet e saj për industrinë e saj të modelimit.
Kur supermodelja 58-vjeçare u pyet për modelingun sot kundrejt viteve ’80, ajo nuk u përmbajt. “Epo, unë kam një problem të madh” tha ajo. “Unë mendoj se filtrat dhe retushimi janë djalli.”
Pavarësisht se pranoi se i është nënshtruar botoksit, Evangelista tha se preferonte me mirë ndërhyrjet se të retushonte fotot.
“Kur, në të kaluarën, bënim një foto, ne i lidhnim rripat aq fort për të shtrënguar belin tonë dhe mbanim reflektorë për të hequr qeset poshtë syve tanë” shtoi ajo.
Megjithatë, ajo vazhdoi se pavarësisht këshillave dhe marifeteve të modeleve, “ato nuk e kanë retushuar foton. Ne e bëmë atë në mënyrë perfekte në xhirime dhe ajo që patë ishte ajo që morët.”
Modelja legjendare vazhdoi: ” Sot, është sikur, çfarëdo që të ndodhë në xhirime edhe sikur qerpiku juaj të varet ata do të thonë: “Mos u shqetëso, do ta rregullojmë më vonë”.
Komentet e Evangelistas vijnë pasi supermodelja pranoi se kishte kryer një operacion plastik për të ndryshuar pamjen e saj, përveç Botox dhe CoolSculpting, të cilat e lanë modelen “të shpërfytyruar brutalisht” dhe e shtynë atë të ngrinte një padi.