Në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti që përcaktoi përballjet në çerekfinalet e Ligës së Europës. Nuk do të mungojnë sfidat e mëdha, pasi Napoli i Elseid Hysaj ishte pa fat në tërheqjen e goglave. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti gjen në rrugën e saj Arsenalin.

54277915 1994133117351268 964067214166589440 N
54277915 1994133117351268 964067214166589440 N

Kjo përballje mund të cilësohet pa asnjë dyshim si një finale e parakohshme në këtë edicion të Europa League. Më i lehtë shorti për favoritët e tjerë të Çelsit, pasi Blutë e Londrës do të luajnë në çerekfinale kundër Slavias së Pragës. Një derbi iberik është ai mes Vijarealit dhe Valencias, ndërsa përballja tjetër do diskutohet mes Benfikës dhe Eintracht Frankfurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb