6 ndeshje 6 fitore, vetëm njëra prej tyre në shtesë, 13 gola të shënuar, vetëm 3 të pësuar. Spanja vjen në këtë finale në kushte perfekte, fakt që e pranon edhe Luis de la Fuente, por trajneri i “Furive të Kuqe” nuk dëshiron të ndalet këtu, kërkon një mbyllje perfekt, të festojë me trofeun në duar:

“Jemi në një moment të shkëlqyer, të lush në një finale është objektivi më i madh sportiv. Lojtarëve i them të luajnë me përqendrim, por edhe të argëtohen, pasi kanë punuar shumë për të ardhur deri këtu, askush nuk i ka dhuruar asgjë”, u shpreh De la Fuente duke shtuar:

“Është krenari të jesh në këtë finale, mbi të gjitha për mënyrën se si kemi ardhur. Është e qartë që ne futemi në fushë për të fituar. Nëse nuk jemi në nivelin tonë më të mirë do ta kemi të vështirë. Nuk duhet të heqim dorë nga identiteti ynë dhe pikat tona të forta. Do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë. Jemi gati për të luftuar për fitoren”, theksoi trajneri i Spanjës në konferencë për shtyp duke u ndalur më pas te rivali i tyre, Anglia:

Kanë një potencial futbollistik të jashtëzakonshëm. Ne duhet ta përballojmë këtë ndeshje me armët tona dhe të përpiqemi të bëjmë sa më pak gabime. Jemi të qetë, por jemi të vetëdijshëm se kjo është një finale shumë impenjative dhe e komplikuar. Jemi të dyja përfaqësuese të forta për këtë arsye ndodhemi në finale, kjo është një finale me të vërtetë speciale”, u shpreh De la Fuente.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb