Adriano Galliani, një nga njerëzit kyç të sukseseve historike të Milanit, është rikthyer të flasë për futbollin pas shumë kohësh, tani që është pjesë e parlamentit italian si senator.

Për përballjen në “Champions League” mes Real Madrid dhe Juventusit.

“Juventusi meritonte të fitonte dhe kualifikohej kundër Realit. Ajo penallti ishte e dyshimtë dhe akoma më absurde ishte të përjashtoje Bufonin. Kjo do të thotë të mos kuptosh psikologjinë e futbollit. Me pak fjalë, ai arbitër ishte një idiot.

Roma në gjysmëfinale me Liverpulin? Do të jem në stadium më 2 maj për ta ndjekur ndeshjen. Finalen e vitit 2005 me Liverpulin nuk do të harroj kurrë, prandaj them ‘Forca Roma’ dhe hakmerru edhe për ne”.

Për të gjithë ata që e kanë harruar Milani në finalen e 2005 në “Champions League” u mund nga Liverpool-i me penallti. Por e keqja nuk ishte këtu. “Djalli” shpërdoroi 3 golat e pjesës së parë, duke e mbyllur 90-t minutëshin me shifrat 3-3. “The reds” më pas fituan nga pika e bardhë e penalltisë trofeun me “ veshë të mëdhenj”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb