Liverpool do të përballet me Newcastle, në kuadër të finales së Carabao Cup. Në prag të këtij takimi, tekniku i The Reds, Arne Slot u shpreh se skuadra duhet të fitojë këtë trofe, si një motivim shtesë për pjesën e mbetur të sezonit.

“Mezi presim ta luajmë këtë finale, por nuk mund ta marrësh si të mirëqenë suksesin në këtë vend, ku ka kaq shumë skuadra të mira në çdo kompeticion. Meqë jemi këtu, do të provojmë ta fitojmë.

Kjo është ajo që dëshiron edhe Newcastle. Triumfi do të ishte gjëja e mirë e pozicionit ku ndodhemi tani në kampionat dhe në kupë. Të gjithë duan të luajnë. Pozicioni ynë në kampionat është një arsye për të vazhduar përpara”.

“Nivelet e intensitetit kanë qenë më të larta gjatë gjithë sezonit, kemi krijuar disa raste që zakonisht i shënojmë. Po, më pëlqeu edhe loja, ishte futboll i pastër”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb