Shqipëri 0-2 Ukrainë
Shqipëria mat forcat me Ukrainën në orën 20.45, në kuadër të sfidës së fundit të Nations League. Si trajneri i kuqezinjve Sylvinho, ashtu edhe homologu Rebrov, kanë bërë publike formacionet. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme.
Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi dhe është menjëherë në 11-shen titullare, duke marrë vendin e Tuci. Në lojë do jetë edhe Muçi, ndërsa siç shihet, Asani ka hedhur pas shpine problemet fizike.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
Ukraina:Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.
Minutë pas minute:
45- Mbyllet fraksioni.
26-Shqipëria në kolaps, ekipi i Rebrov pranë golit të 3-të. Fluturon Strakosha.
15- Shqipëria provon të reagojë, por has vështirësi në sulm. Asllani shërben për Dakun, i fortë topi.
10- Gol Ukraina. Yaremchuk shënon golin e dytë, kuqezinjtë në disavantazh të dyfishtë.
5- Gol Ukraina. Realizon Zinchenko. Mysafirët në epërsi.
1- Nis ndeshja.
–
(J.S/BalkanWeb)